Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Norvegjinë Perëndimore pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që tentuan të kalonin në port një anije mallrash me 100 kg kokainë të ardhur nga Amerika e Jugut.
Ata nuk janë kapur në anijen e mallrave por janë arrestuar si pjesë e grupit që merret me trafikun e drogës.
Mes të arrestuarve eshte edhe një grua.
Sipas agjencisë Doganore Norvegjeze, lënda narkotike ishte vendosur në anije dhe u zbulua në bashkëpunim me policinë dhe rojen bregdetare e cila ndaloi mjetin lundrues në portin e Husnes.
Mediat e huaja raportojnë se kjo është sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në Norvegji.