Policia Kufitare e Portit Durrës ka sekuestrohuar rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë. Drejtuesi i kamionit shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës, është arrestuar në flagrancë.
Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare. Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me DVP.Durrës dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese.
Disa pako drogë të dyshuara si lëndë Heroinënë u gjetën në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop . Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj. Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.
(M.Q/Faxweb)