16:44 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sekuestrohen 122,5 kg mish derri në Lezhë, penalizohen 12 subjekte në Elbasan

11:22 | 06/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 122,5 kg mish derri në Lezhë, penalizohen 12 subjekte në Elbasan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në sajë të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në disa prej tyre, në qarkun e Lezhës dhe Elbasanit. AKU konstatoi se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.

Trupa inspektuese e DRAKU-Lezhë konstatoi pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore. Kjo pasi këto subjekte ushtronin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar, pa kushte higjeno-sanitare si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, si vula dhe certifikata veterinare. Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit “mish derri” në sasinë 122,5 kg për mungesë gjurmueshmërie, dhe më pas  u asgjësua në  Landfilldin e Shkodrës. Për sa më sipër,  ndaj tyre u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin.

Pas veprimeve nga ana e DRAKU,Lezhë për  të njëjtat subjekte u vu në veprim edhe Hetimi Tatimor si komponent i Task Forcës, i cili procedoi me bllokimin dhe mbylljen totale me shirit të këtyre subjekteve për mungesë regjistrimi, pra ishin subjekte të pa regjistruara në QKB.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit, Shërbimi Veterinar ka kryer kontrolle në disa prej tregjeve si: Gramsh, Peqin , Prrenjas dhe Qukës .Ndër to SHV, Elbasan ka  vënë 12 masa administrative  për subjektet që nuk plotësonin kushtet për tregtimin e kafshëve të gjalla, pasi ishin të pa licensuar.

AKU-së  në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron të gjithë konsumatorëve, sidomos gjatë sezonit të temperaturave të larta, por edhe ne çdo periudhë tjetër të vitit që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë produkte të pa sigurt, të pa licencuara, pa NIPT dhe pa kupton tatimor. Siç bën me dije AKU, kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij.

Etiketa: AKU
Pas

Korrigjimi i kufijve, Hashim Thaçi: Propozimi im për një marrëveshje paqësore me Serbinë

Para

Denoncimi flagrant: Mbushen malet e Krujës me hashash (Foto)

Para
Denoncimi flagrant: Mbushen malet e Krujës me hashash (Foto)

Denoncimi flagrant: Mbushen malet e Krujës me hashash (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

Miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut

“Shqipen e fliste si një AI i pakolauduar”, Rama batuta me eksperten e IT: La në SHBA një nga kompanitë më të mëdha të botës, për të punuar këtu

Trump kërkon transparencë për dosjen Epstein, publikimi i dëshmive me vendim gjykate

Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kancelari gjerman kritika Izraelit: Ajo që po ndodh në Gaza e papranueshme

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.