Gjatë kontrolleve të intensifikuara nga policia janë sekuestruar 17 550 euro, ku u gjykua në gjendje të lirë shtetasi 31-vjeçar me iniciale E.H.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ku iu dorëzua Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Rinas/Kontrolle të intensifikuara përgjatë fundjavës, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në kufi.
Sekuestrohen 17 550 euro të cilat tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar, një 31-vjeçar që u procedua penalisht.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e krimeve kufitare, si dhe për të garantuar lëvizjen e sigurtë të shtetasve, përgjatë fundjavës.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.