01:49 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sekuestrohen 20 kg drogë në Kukës fshehur në një “Benz”, pranga dy personave pranë spitalit të qytetit

08:55 | 02/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 20 kg drogë në Kukës  fshehur në një “Benz”, pranga dy personave pranë spitalit të qytetit

Dy persona janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Është kryer arrestimi i shtetasve: Gjergj Keli 29 vjeç dhe Qemal Kuqi 28 vjeç.

Aksioni antidrogë i koduar “Mesjava” u finalizua me sekuestrimin e sasisë prej 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa”.

Droga u gjet dhe sekuestrua gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me targa AA 120 LM. Arrestimi në flagrancë i dy personave u krye në afërsi të spitalit të qytetit të Kukësit.

Detaje të Policisë së Kukësit:

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Mesjava”.

Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në orët e para të mengjesit, Specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin anti-drogë i koduar “Mesjava”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1-GJ.K., 29 vjeç banues në Ujshtrezë, Mirditë.

2-Q.K., 28 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të spitalit Rajonal Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

– 20 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa si dhe u bllokua automjeti tip “Benz”

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, i kaluan veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: drogeKukes
Pas

E kritikuar shpesh për veshjen, Rita Ora tërësisht në të zeza u mbyll gojën të gjithëve (FOTO)

Para

Xhinse të ngushta? Harrojini. Tre trendet që nuk janë më në modë këtë vit

Para
Xhinse të ngushta? Harrojini. Tre trendet që nuk janë më në modë këtë vit

Xhinse të ngushta? Harrojini. Tre trendet që nuk janë më në modë këtë vit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.