06:07 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sekuestrohen 202 kg kokainë me vlerë mbi 15 mln euro në varrezat e Milanos, 3 shqiptarë të arrestuar!

09:32 | 02/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 202 kg kokainë me vlerë mbi 15 mln euro në varrezat e Milanos, 3 shqiptarë të arrestuar!

Policia italiane finalizoi dy operacione në zonën e Milanos, duke çuar në sekuestrimin e një ngarkese me të paktën 202 kilogramë kokainë, si dhe në arrestimin e 3 shqiptarëve të dyshuar si posedues apo korrierë të saj. Nga një vlerësim i parë i përafërt, vlera e lëndës narkotike në treg shkon në mbi 15 milionë euro. Mes sekuestrimeve të kryera janë edhe një shumë valute në 80 mijë euro cash, nga të cilat 18 mijë rezultuan se ishin të falsifikuara.

Ka dyshime se grupi ose paguante blerjen e mallit me para të falsifikuara një pjesë, ose paguhej nga blerësit me prerje të tilla, duke i manipuluar. Goditjet u bënë në rajonet e Monza dhe Brianza, teksa lënda narkotike u zbulua e sistemuar në 4 makina, që ishin parkuar në zonën e varrezave. Policia e konfirmoi për mediat ditën e djeshme (1 Tetor), por kontrollet nisën prej të premtes.

Mediat e vendit fqinj e cilësuan një sekuestrim rekord për zonën në fjalë, duke sqaruar se aksioni i parë u krye në varrezat komunale të Agratit, ku u gjetën 3 prej makinave të parkuara me 142 kg kokainë brenda, e poseduar nga dy prej shqiptarëve dhe e fundit në një tjetër zonë aty pranë, që mbartte 60 kg kokainë të tjera, që drejtohej nga një shqiptar i tretë.

Të dyshuarit janë të moshave 37-44 vjeç, njëri prej të cilëve kishte marrë me qira një garazh dhe me sa duket një apartament në një ndërtesë në “Via Ghiringhella”, një lagje rezidenciale prapa qendrës së biznesit Colleoni, ku tre patrulla karabinierësh kryen disa kontrolle edhe fundjavën e kaluar.

Ndërkohë, karabinierët e Milanos thanë se pas aksionit të parë kanë vijuar arrestimin e një personi të tretë, gjithashtu shqiptar, në bordin e një makine me targa angleze, së cilës dy të parët i kishin dorëzuar pjesën e ngarkesës me 60 kg kokainë. Si pjesë e të njëjtit operacion, u bënë kontrolle në një numër të madh apartamentesh të marra me qira në komunat Agrate dhe Milano.

Brenda tyre u gjetën dhe sekuestruan mjete dhe pajisje si; makina për numërimin e kartëmonedhave, dy makina paketimi me vakum dhe një çantë që përmbante afërsisht qindra kartëmonedha të falsifikuara, si dhe ekuivalentin e gati 80 mijë euro cash, në para të gatshme dhe prerje të ndryshme, ku rezulton se 18000 euro janë të falsifikuara.

Etiketa: Masimilano AllegriMilano
Pas

Opozita bojkoton Konferencën e Kryetarëve, PS miraton udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike: Parakusht për hapjen e negociatave me BE

Para

Të enjten seanca e radhës, mblidhet sot Grupi Parlamentar i PD, caktohet skenari që do të ndiqet

Para
Të enjten seanca e radhës, mblidhet sot Grupi Parlamentar i PD, caktohet skenari që do të ndiqet

Të enjten seanca e radhës, mblidhet sot Grupi Parlamentar i PD, caktohet skenari që do të ndiqet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.