Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 23 kilogramë lëndë narkotike të ndara në 29 pako. Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike u gjet e fshehur në pjesën e poshtme të bagazhit të një mjeti.
U krye shoqërimi në polici i shtetasit Ledian Llupi 30 vjeç, banues në Fier.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike e dyshuar si Marijuanë, në një automjet në Portin e Vlorës.
Në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin Opel-Zafira me targë AA 090 FA, Policia ka gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 23 kg, e dyshuar si Marijuanë.
Lënda narkotike ishte e fshehur në pjesën e poshtme të bagazhit të këtij automjeti, e ndarë në 29 pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Ledian Llupi, 30 vjeç, banues në Fier, për veprimet e mëtejshme të arrestimit të tij.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”269″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]