Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një banesë në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Gjatë aksionit të policisë në kuadër të aksionit kundër trafikut të drogës, u gjet dhe sekuestrua sasia prej 28 kilogramë “Cannabis sativa”.
Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në një banesë të pabanueshme të fshatit. Ajo u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Detajet nga policia:
Policia sekuestron 28 KG lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva, në fshatin Vërdovë. Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, më datë 28.12.2016, në fshatin Vërdovë-Pogradec, në bazë të një informacioni , kanë ushtruar kontroll në një banesë të amortizuar (të pabanueshme) ku kanë gjetur e sekuestruar një sasi prej rreth 28 KG, lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, u kryhen veprimet e para hetimore dhe po vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”434″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]