Në Elbasan janë sekuestruar nga policia 3 mina me telekomandë.
Në prangat e policisë kanë rënë Maksim Hekurani dhe Nikolla Roxhe, përkatësisht 26 dhe 21 vjeç. Po kështu është shpallur në kërkim edhe një shtetase me iniciale A.K., 42 vjeçe banuese në Tiranë. Minat janë gjetur në një servis që ishte i marrë me qera nga dy të rinjtë. Përveç 3 minave policia sekuestroi dhe 6 aparate celularë të markave të ndryshme.
DETAJE:
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SPECIALISTI”.
Gjithashtu, u ekzekutua urdheri i ndalimit të datës 13.07.2017 ndaj shtetasit: -Flamur Fejza, 38 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet i arrrestuar në D.V.P Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetases A.K., 42 vjeçe banuese në Tiranë.
Arrestimi i tyre, u krye në kuadër të proçedimit penal me metoda speciale hetimi, pasi më datë 13.07.2017, rreth orës 15:30, në bashkepunim me oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Policisë Shtetit, u ushtrua kontroll në ambjentet e servisit të marrë me qera nga shtetasi Maksim Hekurani, në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në keto ambjente u gjetën 3 (tre) copë mina shpërthimi në distancë (mina me telekomande), të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse, dhe magnet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)