Një sasi e madhe droge prej 304.6 kilogramësh është gjetur dhe sekuestruar nga policia greke në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Mësohet se lënda e konsiderueshme narkotike ishte paketuar në 10 thasë, e fshehur në një furgon me targa greke.
Mjeti në fjalë shoqërohej nga dy mjete të tjera që drejtoheshin nga dy të rinj shqiptarë, të moshave 33 dhe 25 vjeç, të cilët u vunë në prangat e policisë.
Flitet se droga ishte ngarkuar në Shqipëri dhe kishte si destinacion Athinën. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rrjeti trafik droge, ndërkohë që pritet të merren në pyetje dy të rinjtë e vënë në pranga. Përveç drogës u sekuestruan 200 euro, 16 dollarë amerikanë, 10 paund, dy automjete dhe tre telefona celularë.
(XH.A/SHUPLAKA)