Policia e Memliajt ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi iu është sekuestruar një sasi e madhe lëndë narkotike.
I ndaluari L. Llaka 55 vjeç është arrestuar në flagrancë dhe i është sekuestruar sasia prej 31.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit hashash.
Mësohet se shtetasi Llaka e kishte fshehur lëndën narkotike afër banesës së tij në fshatin Çërrill të Memaliajt. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, është gjetur edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Policia ka shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun e lënndëve narkotike edhe një tjetër person të moshës 26 vjeç. Personat akuzohen për “Prodhim dhe shitje e të lëndëve narkotike” se edhe për “Vjedhje të energjisë elektrike”.