Policia italiane ka sekuestruar 37 ton drogë në Genova, e cila kishte destinacion Libinë dhe luftëtarët e ISIS. Droga u gjet në një kontejner të ardhur nga India me destinacion Libinë, dhe ishte fshehur mes disa batanijeves, shkruan “Corriere.it”.
Mediat italiane bëjnë të ditur se çdo tabletë shitet në tregun e zi rreth 2 euro copa dhe e gjithë sasia e sekuestruar ka vlerën e 75 milionë dollarëve. Prokuroria e Antiterrorizmit ka bërë të ditur se ka shumë dyshime se pas kësaj sasie droge fshihen militantë të ISIS, dhe se të ardhurat do të shërbenin për të financuar organizatat terroriste. Agjentët e Guardia di Finanza dhe ata të Doganave në Itali kanë sekuestruar 37 tonelata drogë sintetike, e njohur si “droga e luftëtarit”.
Droga në fjalë do të kishte shërbyer për të financuar terrorizmin islamik dhe në veçanti grupin e ISIS. “Droga e luftëtarit” po transportohej në një konteiner që kishte si destinacion Libinë, një nga bastionet e militantëve të Shtetit Islamik.
Këto tableta përdoren shpesh nga luftëtarët e ISIS në zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Kjo lloj droge ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe ndikon në rritjen e rezistencës së trupit gjatë luftimeve.
(M.D/Shuplaka)