Katër çanta sportive me plot 52 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” janë gjetur dhe sekuestruar, pas informacionit të transportit të tyre me kafshë drejt kufirit tokësor të Greqisë.
Vijojnë hetimet në bashkëpunim me policinë kufitare greke pasi dyshohet se autori i lëndës narkotike mund të jetë fshehur në territorin e tyre.
Detaje të Policisë së Sarandës:
Policia Kufitare ka sekuestruar 52 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, në Qafë Botë, Sarandë !
Më datë 04.04.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po transportohej lëndë narkotike me kafshë në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë, menjëherë filloi kontrolli i territorit në bashkëpunim me Policinë e Sarandës.
Nga kontrolli i zonës së Qafë Botit, pranë vendit të quajtur “Piramidat 66″, shërbimet kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike (52 kg) të futur në 4 çanta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon bashkëpunimi edhe me policinë kufitare të shtetit Grek, pasi dyshohet se autori mund të jetë fshehur në territorin e tyre. Po punohet për kapjen e autorit.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1505″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]