13:16 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sekuestrohen 4 çanta me 66 kile drogë, në kërkim trafikantët e arratisur (FOTOT)

11:03 | 02/03/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 4 çanta me 66 kile drogë, në kërkim trafikantët e arratisur (FOTOT)

Katër çanta me 66 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” janë gjetur dhe sekuestruar gjatë një kontrolli të Policisë Kufitare në Han të Hotit.

Lënda narkotike u gjet në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe.

Ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve, të cilët braktisën lëndën narkotike dhe u arratisën.

Detaje të Policisë së Shkodrës:

Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike.

Sekuestrohet 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në Pikën Kufitare Hani i Hotit.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër dhe nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e Policisë të Grupit të Lëvizshëm Operacional (GLO), në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që:

Më datë 02.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

* 4 çanta, ku në total me një sasi prej 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa

Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 22 e 25 i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1269″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: drogeHani i HotitkerkimShkoder
Pas

Përqafimi që na ka shpëtuar nga brenda çadrës, Lulzim Basha me… (FOTO NË BRENDËSI)

Para

Efektivi i FNSH-së mes lotëve në Gjykatë: S’kam bukë në shtëpi, jam gati të vras veten

Para
Efektivi i FNSH-së mes lotëve në Gjykatë: S’kam bukë në shtëpi, jam gati të vras veten

Efektivi i FNSH-së mes lotëve në Gjykatë: S’kam bukë në shtëpi, jam gati të vras veten

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen gjatë gjyqit: Së bashku do ta bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!

Pogradec/ U largua nga banesa mbi 3 javë më parë, gjendet i pajetë 77-vjeçari i zhdukur

PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën

“Protestuesit kanë bërë thirrje për konflikt civil”, Vuçiç me tone të ashpra pas tubimeve në Beograd: Arrestimet nuk do të ndalojnë, s’ka falje!

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, përfundon në pranga 44-vjeçari shqiptar

Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.