Një aksion i policisë serbe në Nish ka rezultuar me sekuestrimin e 520 kilogramëve kanabis, të ndara në 134 qese, të cilat raportohet se janë gjetur në një automjet mallrash.
Sipas MUP-it serb, kjo sasi droge fillimisht kishte mbërritur në Kosovë përmes Shqipërisë, e më pas është transportuar në Serbi ku ka qenë e destinuar të shitje.
Për ngjarjen është arrestuar një shtetas të cilit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, raporton televizioni publik serb.
Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, pas këtij aksioni policor u paraqit në një takim me drejtuesit e policisë serbe, duke marrë merita për “luftën e ashpër të MUP’it kundër drogës”.