Janë sekuestruar 54kg marijuanë nga policia greke në Janinë. Policia greke ka pikasur një automjet të dyshimtë ku ka ushtruar kontroll.
Brenda automjetit janë sekuestruar 50 pako me 54 kg 305 gr marijuanë.
Përmes veprimeve hetimore është zbuluar edhe një automjet tjetër, i cili shërbente për kontrollin e rrugës të automjetit të mbushur me drogë, duke e informuar drejtuesin e mjetit përmes telefonit.
Policia veç drogës sekuestroi edhe 415 euro dhe 5 celularë ndërkohë brenda dy mjeteve arrestoi 3 shtetas grekë të moshës 20, 21 dhe 24 vjeç.