Është goditur një tjetër rast i prerjeve të paligjshme të pyjeve, ku janë sekuestruar 6 metër kub lëndë drusore dhe automjeti që i transportonte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të Planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, kanë evidentuar e goditur një tjetër rast.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:
H.L, 37 vjeç, banues në Selishtë, Dibër.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi në fshatin Blliçe, është kapur nga policia duke transportuar 6 metër kub lëndë drusore me automjetin kamion tip “IFA”, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër , për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205, i Kodit Penal.
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post