Policia italiane ka arrestuar në rajonin e Lecces një shtetas shqiptar, i cili po transportonte lëndë narkotike.
Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë Spartak Meli, 28 vjeç, të cilit iu gjetën 714 kilogramë kanabis të fshehur në një pus nafte pranë zonës Surbiton.
Sipas policisë italiane, shqiptari i arrestuar është përgjegjësi kryesor për posedimin dhe trafikimin e lëndës narkotike brenda dhe jashtë Leçes.
Policia italiane vijon hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. (A.R/SHUPLAKA)