Policia Kufitare e Rinasi ka goditur ditën e sotme një tjetër rast të mosdeklarimit të vlerave monetare për një vlerë prej 80 mijë euro, 2900 jen kinez dhe 76 mijë lekë.
Bëhet fjalë për një shtetas kinez të cilit gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan edhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale.
Shtetasit kinez me iniciale J. L., 43 vjeç, lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez.
Deklarata e Policisë:
Rinas Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë Sekuestrohen 80 mijë euro, 2900 jen kinez, si dhe 76.000 lekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan edhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale. Arrestohet në flagrancë një shtetas kinez për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Policia Kufitare e Rinasit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave të përbashkët me Degën e Doganës Rinas, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta në pasagjerët e linjave ajrore me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrolleve është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43 vjeç, lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez.
Po gjatë kontrollit në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale. Shtetasi J.L, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar 179/a i Kodit Penal.
Gjatë vitit 2018 janë evidentuar dhe goditur 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi