Dy shtetas shqiptarë, 30 dhe 34 vjeç, janë arrestuar nga policia greke në afërsi të qytetit të Filatit teksa po transportonin një sasi prej 87 kilogramësh lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa.
Lënda ishte mbështjellë në 59 pako të vendosura në katër thasë, ndërsa sipas policisë greke, ajo kishte hyrë në tokën helene përmes Shqipërisë në rrugë këmbësore nga Konsipoli.
Gjatë verifikimeve nga policia u konstatua se, ndaj dy të arrestuarve rëndonte edhe masa e pezullimit të hyrjes në zonën Schengen.
Ende nuk dihet identiteti i të ndaluarve, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë së Igumenicës.