Bar- kafe “Rio” dhe një ambient biznesi që aktualisht përdoret si qendër SPA në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Rruga “Myslym Shyri’ është një nga rrugët më të bukura të Tiranës dhe me intensitet të lartë të lëvizjeve të këmbësorëve dhe pranisë së bizneseve.
Ka qenë prokuroria e kryeqytetit që ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Elton Arkaxhiu bazuar në ligjin për ‘Parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’.
Në një njoftim për shtyp prokuroria e Tiranës informon se në kuadër të procedimit pasuror nr.3, datë 23.12.2024, nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasi Elton Arkaxhiu, ka qenë i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’, ndërkohë që në vitin 2011 rezulton i proceduar penalisht për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Prokuroria nga hetimi arriti në përfundim se ka mospërputhshmëri të burimit të financimit (të ardhurave + huamarrje) me pasuritë e dokumentuara.
Për këto arsye, në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,