21:22 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sekuestrohet hoteli luksoz në Sarandë, ishte ndërtuar me para krimi që vinin nga Belgjika (FOTO)

10:50 | 25/12/2016
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohet hoteli luksoz në Sarandë, ishte ndërtuar me para krimi që vinin nga Belgjika (FOTO)

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar një hotel në sarandë. Prona ”Hoteli Rezidenca President” ishte në zotërim të babait të Gentian Ndreut.

Sipas akuzave të Prokurorisë ajo është ndërtuar me para kriminale që vinin nga aktiviteti i pronarit në Belgjikë. Po nga Prokuroria mësohet se ajo ka nisur hetimet pas kërkesës nga autoritetet belge.

Gentian Ndreu është hetuar në Belgjikë për veprën penale të ”shfrytëzimit të prostitucionit”. Nga hetimi rezulton se të ardhurat e tyre nuk e justifikojnë ndërtimin e kësaj prone. 

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror në kuadër të ligjit “Antimafia”, pas kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve të Belgjikës.

Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është ndërtuar nga të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, për të cilin është hetuar në Liege (Belgjikë) shtetasi Gentian Ndreu.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestros mbi këtë pasuri, gjë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda. Në bazë të të dhënave hetimore rezulton se shtetasi Gentian Ndreu është pjesë e një procedimi penale për “Shfrytëzim prostitucioni” në Belgjikë.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Liege se, në vitet 1999-2003, ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase shqiptare. Nga hetimit pasuror, i kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj shtetasit Gentian Ndreu dhe familjarëve të tij, rezultoi se babai i tij, Osman Ndreu ka në pronësi hotelin në Sarandë.

Gjithashtu, rezulton se asnjë prej familjarëve Ndreu nuk ka pasur mundësi ekonomike të mjaftueshme për të ngritur ndërtesën e hotelit, si edhe për zhvilluar sipërmarrje të tillë ekonomike.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është krijuar nga të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i shtetasit Gentian Ndreu. Sa më sipër kjo pasuri plotëson kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë” (Antimafia), pasi:

– së pari, pasuria është përfituar gjatë përfshirjes së dyshuar të shtetasit Gentian Ndreu .

– së dyti, kjo pasuri nuk i përgjigjet nivelit të të ardhurave të shtetasve Gentjan Ndreu dhe Osman Ndreu.

– së treti, ekziston rreziku i humbjes apo tjetërsimit pasi subjektet mund të marrin dijeni për hetimin dhe të tjetërsojnë këto pasuri. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: hotelSarande
Pas

Rrëfimi Armina Mevlanit: Marrëdhënia me Lirin dhe plani për fëmijë me Shkëlzen Berishën

Para

Kartolina ‘’Top Media’’, nga brenda shtëpive të yjeve të ekranit, momentet familjare(FOTO DHE VIDEO)

Para
Kartolina  ‘’Top Media’’, nga brenda shtëpive të yjeve të ekranit, momentet familjare(FOTO DHE VIDEO)

Kartolina ‘’Top Media’’, nga brenda shtëpive të yjeve të ekranit, momentet familjare(FOTO DHE VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresoj për paqe dhe qetësi

Telefonata Macron-Netanyahu: Armëpushimi dhe negociatat bërthamore në fokus

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

Shadmani vritet në sulmet ajrore, Irani konfirmon humbjen e komandantit të lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.