Krimi ekonomik në Vlorë ka sekuestruar karburanti “H Oil” i cili është në pronësi të familjes Habilaj në Vlorë, ku pjesëtarë të saj janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Fax News raporton se i është vendosur shiriti i sekuestrimit. Karburanti është në pronësi të vëllait të madh te Habiljave, Artan Habilaj.
https://www.youtube.com/watch?v=s6ns1caAO2Q&feature=youtu.be
Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt që u arrestua në Itali pas dosjes hetimore të Prokurorisë së Katanias, është arratisur nga Shqipëria.
Gjastë një aksioni të zhvilluar nga policia në Vlorë vitin e kaluar në Babicë të Vlorës, u gjet edhe sasia prej 4 ton drogë. Mësohet se në objektivin e policisë ka qenë edhe ndalimi i Artan Habilajt, por ky i fundit ka arritur t’i shpëtojë efektivëve duke u larguar nga vendi.