Një 66 vjeçar me inicialet P.B është shpallur në kërkim nga policia në Selenicë. Në bazë të informacione të siguruara nga inteligjenca policore, ky shtetas banues në fshatin Treblovë posedonte në mënyrë të kundërligjshme armë zjarri.
Në bashkëpunim me DVP Vlorë policia e Selenicës ushtroi kontroll në banesën e 66 vjeçarit ku u gjetën një armë zjarri kallshnikov dhe municion luftarak. Shtetasi P.B. u shpall në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Selenicë, Vlorë/Kontrolle të shtuara për konstatimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Gjenden dhe sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Policia identifikon poseduesin e armës së zjarrit dhe vijon punën intensive për kapjen e tij.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për posedimin e kundërligjshëm të një arme zjarri, në një banesë në fshatin Treblovë, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Vlorë, kanë ndërhyrë në këtë banesë dhe kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën.
Si rezultat, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit kallashnikov dhe i një sasie të konsiderueshme municioni luftarak.
Gjithashtu, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim poseduesin e kësaj arme, shtetasin P. B., 66 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post