Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive ndaj një godine shumëkatëshe, e cila dyshohet se është produkt i pastrimit të parave.
Objekti i vënë nën sekuestro është në pronësi të dy vëllezërve Viktor dhe Hito Muskaj, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar edhe dokumentet për tu pajisur me leje ndërtimi nga ana e Bashkisë së Vlorës.
Sipas prokurorisë leja e ndërtimit dhe e zhvillimit për objektin, e nxjerrë mbi bazën e një dokumenti pronësie trualli të përftuar nga dokumenta të falsifikuar, nuk duhet të ishte lëshuar, pasi një pjesë e truallit në fakt është në pronësi të shtetit.
Nga Prokuroria konfirmohet se deri në përfundim të hetimeve është vendosur sekuestro preventive për pallatin është në ndërtim.
Ndërkohë ndërtuesi i këtij objekti Bektash Petoshati ka folur për mediat duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi, deri ditën e sotme. Ai shtoi se vendimi i prokurosisë është i padrejtë pasi objekti është ndërtuar në pjesën e tij më të madhe ndërsa ka shtuar se do të bëjnë një ankimim të sekuestros.
Ai ka shtuar se objekti është shitur totalisht”.
“Unë nuk kisha asnjë dijeni, më njoftoi policia që ka urdhër sekuestro të objektit që po ndërtoj. U zbatua vendimi. Unë jam ndërtuesi dhe investitor në masën 80%.
Unë kisha dëgjuar disa herë për këto vendime pasi palen tjetër e kam kontaktuar disa herë.
Personave iu kam thënë se rëndohem unë, s’ka lidhje me mua. Më kanë thënë janë të sakta. Këtu janë dy pronarë. Një përpara është pronë e rregullt, pronë e dytë që pretendohet që është dokument i falsifikuar. Vendimi është i padrejtë se s’ka të bëjë me mua, por me pronarët tokës.
Pjesa e tyre le të bllokohet. Ndërtimi ka 11 muaj që ka filluar, objekti është shitur totalisht, goditën të gjithë.
Ne do ndjekim hapat ligjir. Do bëjmë ankimim. Pala e dëmtuar jam unë”– u shpreh ai.