19:11 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Selami-Bashës: Tërhiq ministrat teknikë, shprehu qartë kundër koalicionit me PS-në

12:33 | 12/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Selami-Bashës: Tërhiq ministrat teknikë, shprehu qartë kundër koalicionit me PS-në

Eduard Selami  ditën e sotme  ka vijuar turin e takimeve  me  demokratët në Tepelenë, Gjirokastër dhe Këlcyrë, ndërsa i ka kërkuar Lulzim Bashës që të tërheqë ministrat teknikë dhe të shprehet kundër një koalicioni të mundshëm me Partinë Socialiste. 

Sipas Selamit nëse  vazhdohet  të luhet me  dy porta, dhe  shikohet nga  LSI e PS humbja do  të thellohet edhe me shumë. 

“Unë nuk e kuptoj pse duhet të rrinë ministrat tanë në qeveri?! Duke u distancuar që tani nga marrëveshja sepse marrëveshja ishte një nga shkaqet e humbjes. Zoti Basha, ia kam thënë dhe do ja them prap, tërhiqi ministrat nga qeveria. Prano që ne nuk bëjmë koalicion qeveritar me Partinë Socialiste. Demokratët nuk duan një koalicion me PS. Unë këtë linjë kam, ju mund të më votoni kundër, është e drejta juaj, por unë i kësaj linje jam. Nëse ne duam të vijmë në pushtet duhet ta fillojmë opozitën që tani. Shqiptarët na kanë votuar në opozitë. Nëse ne do të vazhdojmë të luajmë me dy porta, shikojmë nga duart LSI e PS apo ndonjë tjetër, unë mendoj se humbja jonë do vazhdojë të thellohet edhe me shumë”, tha Selami.

Eduard Selami shtoi më tej se Partia Demokratike e ka shpërdoruar besimin që shqiptarët i dhanë në vitin 1992, duke u dorëzuar para ambicjes për të shndërruar Shqipërinë në histori suksesi.

 “Ishte mandat për t’u ndarë nga një epokë brutale. Ne e filluam mirë por e shpërdoruam, e dorëzuam. Nuk e shpërdoroi Gjermania pas luftës së dytë botërore, Konrad Adenauer,  përkundrazi  vazhdoi disa mandate.  79 vjeç ishte kur e vazhdoi mandatin e parë dhe e bëri Gjermaninë,  histori suksesi. Pse? Sepse zgjeroi demokracinë, krijoi institucione, mësoi nga eksperienca amerikane. Së bashku ne vendosim një kontratë të re siç e kemi pas në vitin 1992. Unë di ta rikthej PD-në,  të funksionojë si parti bashkëkohore, si simotrat e PPE, me rregulla loje ku karriera dhe meritokracia do zgjidhet nga ju me 1 anëtar 1 vote”, tha Selami.

Ai i qendron idesë se gara është e pabarabartë por është i bindur se është tërësisht e fitueshme.

“Ju na njihni më mirë se çdokush, ndaj kam besim tek ju. Por thënë kjo,  ne duhet që procesin ta bejmë sa më transparent dhe sa më  të pastër”, tha Selami. Selami ka besim tek anëtarësia se do të zgjedhë modelin e duhur që e rikthen të djathtën ne rrugën e suksesit dhe ndjek modelet më të mira demokratike. (J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

Hahn i mbyll derën Shqipërisë? Ç’deklaron për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Para

I shoqi u dënua me 10 vite burg, portalet “masakruan” Rezarta Shkurtën. Kundërpërgjigja e saj sot tronditëse

Para
I shoqi u dënua me 10 vite burg, portalet “masakruan” Rezarta Shkurtën. Kundërpërgjigja e saj sot tronditëse

I shoqi u dënua me 10 vite burg, portalet “masakruan” Rezarta Shkurtën. Kundërpërgjigja e saj sot tronditëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosova dështon për herë të 37-të të konstituojë Kuvendin

Deklaratë e fortë nga Trump: Gazetarët e lajmeve të rreme të CNN dhe NYT duhet të pushohen nga puna, njerëz të këqij!

Reforma e Autonomisë Spitalore merr jetë, Ministrja Koçiu diskuton rezultatet me drejtuesit e spitaleve dhe ekipin turk mbështetës

Gruaja gjendet e vrarë në shtëpi, bashkëshorti mbytet në liqen, hetime për vrasje-vetëvrasje

Gaza merr ndihmat e para mjekësore pas dy muajsh bllokadë

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit, mbështet sovranitetin e tij

Zbulohet identiteti i të riut shqiptar të vrarë nga biznesmeni italian gjatë një grabitjeje

Pas më shumë se tre muajsh, OBSH dërgon ndihmat e para shëndetësore në Gazë

Zjarr masiv në Sarandë, rrezik për zonën malore të Metoqit

Lufta dhe paqja në Lindjen e Mesme/ Eksperti Geron Kamberi analizon sulmet bërthamore në Iran dhe rolin e SHBA-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.