Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami ka vazhduar turin e tij elektoral në qarkun e Dibrës. Në takimin e tij me qytetarët e Dibrës Selami sikurse u shpreh pak ditë më parë në Lezhë, tha se Partia Demokratike vazhdon ende sot të jetë më pak demokratike dhe se liderishipi i saj duhet të ndryshojë mentalitetet.
“Në partinë tonë mungon demokracia. Nësë ne nuk e kthejmë këtë ta shikojmë ku kemi problemin dhe ta kapërcejmë, nuk kemi gjë në vijë. Është thelluar! Shikoni listën! Ka mjaft njerëz të nderuar që do kishin fituar edhe vetë nqs do kishim një konkurim të barabartë. Por është listë jashtë konkurimit, jo legjitime. Është kompetencë e Këshillit Kombëtar, jo e kryetarit. pike…Duhet ta fillonte nga ju, ti benit ju rekimandimet”, u shpreh Selami.
Ndërkohë kandidati përsëriti dhe njëherë tjetër për sa i takon koalicionit me Partinë Socialiste ““Duhet t’i jepet fund idesë që mund të qeverisim me Partinë Socialiste”, tha kandidati.
“Duhet ti jepet fund idesë që mund të qeverisim me Partinë Socialiste. Ju po shkoni të beni koalicion me Partinë Socialiste ai na mori dhe dyshin me pikturat na vuri dhe një trandafil. Jo nuk duhet të jemi bashkë. Pjesa dërrmuese e elektoralit nuk do që të qeverisë me PS. Unë praktikisht jam kundër kësaj marrëveshje. Unë si model i ri lidershipi nuk dal të them jam kundër, sepse jeni ju këtu, strukturat që beni diskutime dhe sygjerime. Do mblidhet Këshilli Kombëtar që do vendosë, Grupi Parlamentar por dhe Kuvend Kombëtar. Nuk ka gjë më të rëndësishme sa të ndërrosh stragjinë të lëvizes nga fondamentet e së djathtës ku jemi krenar, që e kemi lënë bosh e jemi rrethuar kuq. Nëse vendos struktura të bëjmë koalicion, unë jam nga ata që jam kunder. Do dorëzoj mandatin edhe pse do jem në PD”, përfundoi Selami. S.SH/Shuplaka)