Shkëlqim Selami pas reagimit të ditës së djeshme, kërkon ndihmën e kryetarit të partisë së tij, Ilir Metës.
Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për Selamin, por sot deputeti ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se kryetari i tij nuk do ta kishte kandiduar po të kishte probleme.
”E para njëherë që unë jam deputet i LSI-së dhe një nga standardet që kryetari i partisë ka vënë në lidhje me dekriminalizimin dhe këtë e ka parë i pari ai se nuk do më kandidonte në këtë post nëse do kisha problem.e Po ua them se nëse do isha i dënuar edhe një ditë të vetme nuk do isha pjesë e këtij parlamenti.”, theksoi Selami.
FJALA E PLOTË:
Nuk jam dënuar asnjë ditë të vetme dhe nuk jam arrestuar asnjë ditë të vetme për këto 49 vjet që kam unë. Jam ndaluar vetëm një herë, kur e kam deklaruar atë vendim. Vendimi është i formës së prerë dhe jam totalisht i pafajshëm.
Nxitimi i prokurorisë ishte i paparë që nuk prti të merrte as dokumentet nga Gjykata e Brindisit.
Nga ministria e Drejtësisë rezulton për personin në fjalë NULA, asnjë lloj akuze.
Nuk kam dashur të bëhem pjesë e politikës që ju dihet si e keni. Dua që Shqipëria të ketë të bëjë reforma, ne jemi të ndarë të majtë të djathtë, secili mund të votojë për kë të dojë po nesër do i japim dorën njëriu-tjetrit, të pimë kafe.
Kjo rrugë që kemi gjetur nuk është rruga që na çon atje ku shqiptarët presin.
E para njëherë që unë jam deputet i LSI-së dhe një nga standardet që kryetari i partisë ka vënë në lidhje me dekriminalizimin, dhe këtë e ka parë i pari ai, se nuk do më kandidonte në këtë post nëse do kisha problem. Po ua them se nëse do isha i dënuar edhe një ditë të vetme nuk do isha pjesë e këtij parlamenti.
Mos të ushtrohet presion, prokuroria të bëjë punën e vet, dhe i them edhe KQZ-së të marrë verdiktin dhe të shikojë provat shkresore.” (V.G/SHUPLAKA)