21:40 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Selami: Modeli se kush kundërshton kryetarin hiqet duhet të eleminohet, as në 2013-ën nuk e morëm mesazhin e popullit

16:13 | 30/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Selami: Modeli se kush kundërshton kryetarin hiqet duhet të eleminohet, as në 2013-ën nuk e morëm mesazhin e popullit

Kundërshtari i drejtpërdrejtë i  Lulzim Bashës për zgjedhjet në PD Eduart Selami shkruan në rrejte sociale se edhe pas humbjes së vitit 2013 demokratët nuk e morën mesazhin e popullit dhe se duhet hequr modeli se “kush kundërshton kryetarin hiqet”

“Në 2013-n ne dolëm në opozitë dhe nuk e morëm mesazhin e popullit. Kur ne të vendosim meritokraci dhe konkurrencë do të mund të ndryshojmë dhe të sjellim një frymë të re. Basha e kishte këtë rast dhe nuk e përdori, prandaj jemi këtu. Duhet ta vendosë baza listën, jo kryetari. PD ndjek një model që duhet të eleminohet: ‘kush kundërshton kryetarin, hiqet’. Kjo duhet të ndryshojë. Ka një anomali të madhe në këtë sistem që quhet parlamentar. Ky është një sistem partiak, sepse anëtarët e tij janë deputetë liste që nuk përfaqësojnë popullin. Unë në PD do të krijoj grupin e punës, këshillin kombëtar, do të vë në punë ato departamente që nuk funksionojnë dhe do të bëjmë një opozitë konstruktive për qytetarin, që nuk është bërë”, shkruan Selami.

Ndërkohë në një tjetër postim para dy orësh Selami shkruante se duhet një analizë brenda familjes së demokratëve që është PD.

“Eshtë për të ardhur keq që forcën e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jem ndër themeluesit e saj, koha e ka lënë pas. Dhe këto zgjedhje treguan pikërisht këtë. Prandaj PD-ja dhe demokratët duhet të ecin me hapin e kohës dhe duhet t’i paraprijnë. Unë jam shumë i sigurt që kjo do të vijë, dhe ky do të jetë dhe kontributi im në këto zgjedhje për kryetar të PD-së..

Unë mendoj se këto janë periudha sa të vështira po aq të mbarsura me mundësi, për një reformim dhe rinovim të vonuar të PD-së, për ta ngritur atë aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore. Ajo çka është më kryesorja është një analizë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e hapur, brenda familjes politike, duke parë në radhë të parë gjërat që në bashkojnë se sa ato që na ndajnë”, shkruante Selami.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: eduart selamiPD
Pas

Pavarësisht humbjes së mandatit Erisa Xhixho nuk harron të rinjtë e Lushnjes

Para

Drejtoresha e Hipotekës, Ana Shehu, që adhuronte Edi Ramën gjatë fushatës (POSTIMET NË RRJETET SOCIALE)

Para
Drejtoresha e Hipotekës, Ana Shehu, që adhuronte Edi Ramën gjatë fushatës (POSTIMET NË RRJETET SOCIALE)

Drejtoresha e Hipotekës, Ana Shehu, që adhuronte Edi Ramën gjatë fushatës (POSTIMET NË RRJETET SOCIALE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

Kërcënimi i Iranit, Izraeli lëshon alarmin e kuq: Të gjithë qytetarët të strehohen në vendet e posaçme

Nga frika e sulmit të Iranit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ndërpret deklaratën live

Izraeli justifikon sulmin ndaj Iranit, i dërguari në OKB: Vendimi nuk u mor lehtë

Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.