04:46 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Selami: Unë do ta anuloj nëse ka një koalicion mes PD-së dhe PS-së

23:54 | 06/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Selami: Unë do ta anuloj nëse ka një koalicion mes PD-së dhe PS-së

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami ka qenë i ftuar në emisionin “Arena”, në lidhje me koalicionin PD-PS ai është shprehur plotësisht kundër dhe se nëse ai do të ishte në krye të PD-së do ta anulonte këtë.

“Pika tjetër që më shqetëson dhe që unë do ta anuloj, nëse ka një koalicion mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, unë jam absolutisht kundër. Kjo është në dëm jo vetëm të Partisë Demokratike, por edhe në dëm të Shqipërisë. Është totalisht i panevojshëm një koalicion i tillë. Edhe këtë..do t’ia lë kompetencë Këshillit Kombëtar, të zgjeruar, ku janë dhe ku s’janë. Një orë, dy, një gjysmë dite. Të futet kultura politike e ideve. Kështu është bërë shkretëtirë se nuk ka njeri. Nuk të lë njeri të diskutosh dhe të aftësohesh. Të jenë parti politike ashtu siç janë, organizata politike të fuqishme të mendimit politik. Del ai me një letër dhe ia jep ai tjetrit kush është në listë. 20 kryetar partie që u zgjodhën me një anëtar, një votë, edhe ata i hoqi. Thonë pastaj se ka bërë marrëveshje. Marrëveshje përse? Unë po të rrëzoj të gjithë modelin tend”, u shpreh Selami.

Ndërkohë salami ka treguar nëse ka qenë që në fillim kundër çadrës së Partisë Demokratike, ai është shprehur se në fillim ishte pro saj dhe se kishte dalë dhe në protestë, por doli kundër saj në ë momentin që çadra po përdorej si mënyrë për të shmangur Parlamenintin.

“Jo që në fillim! Isha për një protestë dhe e kam mbështetur. E kam thënë publikisht. Unë dola kundër çadrës kur filloi të përdorej si mënyrë për të shmangur Parlamentin. Bojkoti i Parlamentit është primitive dhe e dëmshme. Ta bëj forca politike që unë jam krenar, dhe që ka rrëzuar komunizmin është e papranueshme. Të bojkotosh zgjedhjet? Nuk i kemi bojkotuar në 1991. Respekt për të gjithë ata që morën pjesë”, tha ai. (S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: cardaeduart selamiPDpsselami
Pas

I siguruar apo jo faturat paguhen njëlloj, denoncimi i qytetarit tek Berisha

Para

“Mbeta trokë duke të ndjekur nëpër botë”, zhgënjehet fansja e Adele

Para
“Mbeta trokë duke të ndjekur nëpër botë”, zhgënjehet fansja e Adele

“Mbeta trokë duke të ndjekur nëpër botë”, zhgënjehet fansja e Adele

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.