Eduart Selami kanidat për kreun e PD-së ka zbardhur takimin që ka pasur pak minuta më parë me Lulzim Bashën.
Ai deklaron se i ka kërkuar Bashës shtyrjen e zgjedhjeve të paktën deri në javën e parë të shtatorit në mënyrë që kandidatët të kenë kohë që të bëjnë fushatën e tyre.
Po ashtu Selami sqaroi për mediat se po të ishte në vendin e Bashës ai do të kishte dhënë dorëheqjen.
“Unë nuk isha në takim me grupin organizator, unë tani isha me kandidatin tjetër zotin Basha. Ne u takuam me demokratët e thejështë.
Kjo është një garë brenda në familje, është një garë vizionesh, ne duhet të paraqesim një lidership tjetër. Kam bindjen se demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë thashë që data 22 nuk më jep kohë që të bëj fushatën time, dhe kam propozuar që zgjedhjet të bëhen në javën e parë të shtatorit. Basha më tha që kjo nuk është në kompetencat e tij, po në dorë të sekretariatit.
Po të isha në vendin e tij unë do të klisha hequr dorë nga drejtimi. Unë kam kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve, letë presim dhe të shohim nëse kërkesë e imja do të plotësohet”, tha Selami.
(E.K/SHUPLAKA)