Deputeti i LSI-së në Vlorë, Shkëlqim Selami ka publikuar disa dokumente, të cilat sipas tij hedhin poshtë akuzat e PD-së, se ai ka qenë i dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.
“Nuk e kuptoj nxitimin e prokurorisë, pasi u sqaruam. Megjithatë po ju vë në dispozicion dokumentet e sapo ardhura nga Ministria e Drejtësisë Italiane që vërtetojnë pastërtinë time”, ka deklaruar deputeti.
Këto deklarata Selami i ka bërë për BalkanWeb, i cili ka publikuar edhe disa foto të dokumenteve.
Deputeti Selami, ndër të tjera ka deklaruar se në vitet ’90 ka shkuar disa herë në muaj në Itali për asye biznesi, por asnjëherë nuk është ndaluar. Ndër të tjera ai shton se vendimi i gjykatës është pushuar sepse ka dalë i falsifikuar. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”219″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]