Një sasi prej 210 kilogramë kanabis është gjetur dhe sekuestruar brenda një furgoni në Selanik.
Operacioni ka nisur që prej 28 majit ku u kapën 31 kilogramë kanabis, në kufirin e gjelbër në Kostur, ku në pranga ra një 51-vjeçar shqiptar dhe një shtetas grek.
Policia greke ka vijuar kontrollin në një ambient që ishte në pronësi të 50-vjeçarit grek që u kap në 28 maj me shqiptarin.
Në tavanin e furgonit është gjetur sasia e kanabisit dhe 8 kilogramë heroinë.
(F.G/Faxweb.al)