Një lajm i keq vjen për të gjithë fansat e gëngëtares me famë botërore, Selena Gomez, e cila është shtruar së fundmi në një spital psikiatrik. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja e njëkohësisht aktorja, se shtrimi i Gomes në spital ka ardhur pas një krize të fortë paniku dhe emocionale.
Ajo ndodhet në një institucion psikiatrik, diku në Bregun Lindor Amerikan. Mësohet se po trajtohet me Terapinë e Sjelljes Dialektale, një trajtim i vlefshëm për një sërë çrregullimesh mendore.
Selena u vizitua për herë të parë javën e parë të shtatorit. Ajo ishte “e rrënuar dhe e pashpresë nga numri i ulët i qelizave të bardha në gjak, pas transplantit të veshkës”. Ndaj ajo përjetoi një krizë të fortë paniku.
TMZ raporton se Selena donte të largohej nga spitali, dhe përjetoi një tjetër krizë kur i thanë se nuk mund ta linin të shkonte.