Këtë vit Selena Gomez i kishte rralluar koncertet e saj, pavarësisht se shumë fansa kërkonin ta shikonin. Por arsyeja paska qenë akoma më e fortë nga sa mund të mendonim.
Sëmundja Lupus nga e cila Selena vuan prej kohësh ka avancuar duke i dëmtuar edhe veshkën. Këngëtarja nga Teksasi kishte nevojë për një transplant në veshkë dhe një ditë më parë ajo i është nënshtruar njëoperacioni të tillë.
Lajmin e ka dhënë vetë Selena përmes instagramit, ku ka publikuar një foto nga spitali. Selena shihet përkrah mikes së saj më të mirë Francis Raisa, e cila siç duket ka qenë dhuruesja e saj.
“Unë jam shumë e vetëdijshme që shumë nga fansat e mi e kishin vënë re se po bëja shumë pak koncerte, dhe se këtë verë kam qenë shumë pak aktive.
Por unë kisha nevojë për një transplantim të veshkave për shkak të Lupus tim, e që fatmirësisht po shërohem.
Shpresoj sinqerisht që të rikthehem tek ju, për të zëvëndësuar mungesën e bërë kohët e fundit.
Deri atëherë dua të falenderoj publikisht familjen time dhe ekipin e pabesueshëm të mjekëve për gjithçka që kanë bërë për mua para dhe pas operacionit. Nuk gjej fjalë për të falenderuar miken time më të mirë Francis Raisa. Më dhuroi veshkën e saj. Jam shumë e bekuar. Të dua aq shumë motërz. Shëndeti im po përmirësohet. Lupusi vazhdon por përmirësime po bëhen”, shkruan Selena. (D.D/Shuplaka)