09:13 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Sëmundja e puthjes, ja si ta shërojmë (KËSHILLA)

09:41 | 27/01/2017
në Te Gjitha
0
Sëmundja e puthjes, ja si ta shërojmë (KËSHILLA)

Mononukleoza infektive (mono) quhet sëmundja e puthjes. Kjo pasi virusi që shkakton këtë sëmundje  transmetohet përmes pështymës. Prandaj ajo shpërndahet  përmes puthjes, por gjithashtu ajo përhapet edhe nëse ekspozoheni ndaj kollitjes apo teshtimës së dikujt ose duke pirë në të njëjtën gotë a duke përdorur të njëjtën lugë me një të sëmurë, shkruan gazeta “shëndeti +”. Për të përcaktuar ekzakësisht se çfarë ju keni mjeku do t’ju kërkojë të bëni analizat e gjakut.

Këto janë disa nga këshillat sesi mund ta shërojmë këtë lloj sëmundje.

 Trajtimi me ilaçe

Nuk ka një trajtim specifik për të kuruar mononukleozën. Antibiotikët nuk funksionojnë në këtë rast. Trajtimi përfshin pushim në krevat dhe pirjen e shumë lëngjeve.

Trajtimi i infeksioneve dytësore: Ndodh që një infeksion me bazë streptokoku shoqëron dhimbjen e fytit tek mono. Gjithashtu mund të zhvillohet një infeksion i sinuseve ose një infeksion i bajameve. Në këtë rast nevojitet trajtim me antibiotikë.

Problemi me disa ilaçe: Amoksicilina dhe penicilina nuk rekomandohen për njerëzit me mono. Në fakt, disa njerëz me mono që kanë përdorur ilaçe të tilla, mund të kenë pasur skuqje të lëkurës. Kjo skuqje, gjithsesi, nuk nënkupton domosdoshmërisht alergji nga antibiotiku. Nëse është e nevojshme, antibiotikë të tjerë që nuk shkaktojnë skuqje, mund të përdoren për të kuruar infeksionet që shoqërojnë monon.

Kortikosteroidet: Për të lehtësuar simptomat, si përcjellja me vështirësi dhe bajamet, doktori mund t’ju thotë të merrni mjekim me bazë kortikosteroidi.

Trajtimi në shtëpi

Përveç regjimit në shtrat, ka edhe disa hapa për të ndihmuar në shërimin e monos.

Pini shumë ujë dhe lëngje: lëngjet ndihmojnë në lehtësimin e etheve, dhimbjeve të fytit dhe parandalojnë dehidratimin.

Përdorni qetësuesit e dhimbjeve: Qetësues si ibuprofeni janë të nevojshëm. Këto ilaçe nuk kanë veti antivirale. Merrini vetëm në rast të dhimbjeve ose etheve. Përdorni me kujdes aspirinën tek fëmijët dhe adoleshentët. Edhe pse aspirina mund të përdoret tek fëmijët mbi dy vjeç, nuk është e këshillueshme që ajo të përdoret tek fëmijë që kanë simptoma të gripit apo lisë së dhenve. Kjo sepse aspirina është e lidhur me sindromën Reye, një sindromë e rrallë për kërcënuese për jetën e fëmijëve.

Gargarë me ujë me kripë: bëjeni këtë disa herë gjatë ditës për të lehtësuar problemet e fytit.

Prisni pak para se t’u ktheheni aktiviteteve

Shumë shenja të monos largohen brenda pak javësh, por do të duhen 2-3 muaj që ju të ndiheni tamam mirë. Sa më shumë pushoni, aq më shpejt do të shëroheni. Rikthimi në aktivitetet normale më herë seç duhet rrit rrezikun e rikthimit të sëmundjes.

Për të shmangur problemet me shpretkën, prisni të paktën një muaj para se t’u ktheheni aktiviteteve të rënda si ngritja e peshave, sporteve apo punëve të shtëpisë.

Pyesni gjithnjë mjekun tuaj se kur mund t’i ktheheni aktiviteteve tuaja normale. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: keshillasemundja e puthjes
Pas

Legalizimet, procedura e shpejtë sesi mund të merrni hipotekën për dhjetë ditë

Para

Në kërkim për 1 kilogramë kokainë, arrestohet punonjësi i autoritetit rrugor

Para
Në kërkim për 1 kilogramë kokainë, arrestohet punonjësi i autoritetit rrugor

Në kërkim për 1 kilogramë kokainë, arrestohet punonjësi i autoritetit rrugor

Discussion about this post

 



Të Fundit

LIVE- Rama në ‘Sy m’Sy’: Lajme të mira nga fronti i negociatave, marrim së shpejti lajmin e hapjes së një tjetër grupkapitulli! Kemi nisur punën për samitin e NATO-s

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja se si do funksionojë

“Mjaft më!” Ish-kryeministri i Izraelit: Trump të ushtrojë presion mbi Netanyahun

E rëndë në Greqi, foshnja 5 muajshe ndërron jetë! Prindërit shqiptarë e lanë në makinë dhe shkuan në plazh, një nga pistat e hetimit

Rama me ndjekësit: Kemi nisur punën për Samitin e NATO-s

SPAK thërret Sali Berishën, është kallëzuar nga Irena Gjoka

“Jemi në diskutim për të sjellë The Globe Soccer Awards në Shqipëri”- Rama jep lajmin: Do jetë fantastike që çmimin e futbollistit të vitit Lamine Yaman t’ia japim në Tiranë

Trazirat në Irlandë: Policia sulmohet me raketa gjatë protestave

Stuhi shkarkimesh në SHBA, Kennedy përjashton të gjithë komitetin e vaksinave të CDC-së

SOT, ORA 20:45/ Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria kundër Letonisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.