18:10 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sëmundjet që lidhen me gjatësinë, disa përgjigje që mund t’i keni dyshuar

13:34 | 06/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sëmundjet që lidhen me gjatësinë, disa përgjigje që mund t’i keni dyshuar

Gjatësia e trupit mund të fshehë të dhëna mbi rrezikun e prekjes nga një sërë problemesh shëndetësore, të tilla si mpiksja e gjakut. Gjatësia mund të jetë një parashikues i rrezikut për tromboembolizmin venoz, njohur ndryshe si mpiksja e gjakut. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i publikuar tek revista Circulation: Cardiovascular Genetics.

Rreziku për mpiksje të gjakut është më i ulët tek gratë dhe burrat më të shkurtër dhe rritet me gjatësinë. “Gjatësia e njerëzve vazhdon të rritet dhe kjo ka kontribuar në faktin që rastet me trombozë janë shtuar shumë së fundmi” thotë dr. Bengt Zöller, profesor i asociuar tek Universiteti Lund dhe Spitali Universitar Malmö në Suedi.

“Mendoj se duhet të fillojmë të përfshijmë gjatësinë në faktorët e rrezikut ashtu si mbipesha, edhe pse duhet të kryhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar se si ndikon saktësisht gjatësia në çrregullimet e trashëguara të gjakut dhe probleme të tjera shëndetësore. Rreziku për mpiksje të gjakut nuk është i vetmi shqetësim shëndetësor që lidhet me gjatësinë: kanceri, problemet me zemrën, diabeti në shtatzëni, madje edhe jetëgjatësia lidhen me të.

“Gjatësia e trupit është në përgjithësi një faktor i rëndësishëm”

Në studimin e ri u përfshinë të dhëna të më shumë se 1.6 milionë ushtarëve suedezë të lindur mes viteve 1951-1992 dhe grave suedeze të lindura mes viteve 1982-2012. Shtatzënia mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut, prandaj është edhe shkaktari kryesor i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë. Pasi analizuan të dhënat fizike të këtyre personave, hulumtuesit shkencorë zbuluan se rreziku për mpiksje të gjakut ulej me 69% tek gratë me shtat më të shkurtër se 1.54 m krahasuar me ato që ishin më të gjata se 1.80 m.

 E njëjta gjë ndodh edhe për meshkujt rreth 1.60 m të gjatë krahasuar me ata që janë rreth 1.90 m të gjatë. Tek meshkujt, gjatësia është parë si rrezik për mpiksje të gjakut në mushkëri, e quajtur embolizmi pulmonar, si dhe në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit. Ndërsa tek gratë, vetëm rreziku për mpiksje të gjakut në këmbë lidhet dukshëm me gjatësinë.

A rritet rreziku për kancer me gjatësinë?

Studime epidemiologjike kanë sugjeruar se njerëzit e gjatë janë më të rrezikuar nga kanceri. Një studim i publikuar vitin e kaluar tek revista Plos Medicine, ku u analizuan 63 studime të mëparshme në lidhje me rrezikun për kancer dhe gjatësinë, siguroi të dhëna për një lidhje të mundshme mes gjatësisë dhe rrezikut për kancer kolorektal dhe të mushkërive.

Studimi sugjeron gjithashtu se faktorë të caktuar gjenetikë dhe biologjikë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu mund të ndikojnë edhe në rrezikun për zhvillimin e këtyre llojeve të kancerit.

A lidhet shtati i shkurtër me rrezikun për diabetin e shtatzënisë?

Gjatësia lidhet gjithashtu me diabetin gestational, që ndodh kur nivelet e sheqerit në gjak fillojnë të rriten gjatë shtatzënisë. Një studim i kryer tek më shumë se 130 mijë gra shtatzëna të racave të ndryshme në SHBA, ku mbi 5000 gra prej tyre ishin diagnostikuar me diabetin e shtatzënisë, zbuloi se shtati i gjatë lidhej me një rrezik më të ulët për zhvillimin e diabetit gjatë shtatzënisë. Studimi është publikuar në vitin 2013 tek revista Diabetic Medicine.

A lidhet gjatësia me rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës?

Hulumtuesit shkencorë kanë dyshuar gjithmonë se të qenët i shkurtër mund të lidhet me një rrezik më të lartë për probleme të caktuara me zemrën, si ataku apo sëmundje të zemrës. Nga ana tjetër, fibrilacioni atrial, një problem me shpejtësinë ose ritmin e rrahjeve të zemrës, është hasur më shumë tek individët me shtat të gjatë. Ndërsa një studim afatgjatë në lidhje me gjatësinë dhe rreziqet shëndetësore, i publikuar në vitin 2012 tek Revista Ndërkombëtare e Epidemiologjisë, zbuloi se “gjatësia lidhej negativisht me vdekjen nga sëmundja koronare, nënllojet e goditjes në tru, problemet me zemrën, kancerin e stomakut dhe atë oral, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, çrregullimet mendore, probleme me mëlçinë dhe shkaqe të brendshme. “Në kontrast, gjatësia lidhej pozitivisht me vdekjen nga aneurizmi aortik, embolizmi pulmonar, melanoma dhe kanceri i pankreasit, sistemet endokrine dhe nervor, kanceri i gjirit, prostatës, gjakut dhe mushkërive. Gjatë këtij studimi afatgjatë u analizuan 121 studime të tjera të mëparshme ku janë përfshirë rreth 1 milion njerëz. /Shendeti.com.al

Etiketa: gjatesiasemundjet qe lidhen me gjatesinete shkurter
Pas

Zbulohet rrjeti i prostitucionit online në Tiranë, 7 femra e meshkuj në pranga, çfarë u gjet nga policia (VIDEO)

Para

Ministrja serbe e Drejtësisë: Morina do të ketë gjykim të drejtë në Serbi

Para
Ekstradimi i Ballist Morinës, flet avokati kroat: Kemi njoftuar Bashkimin Europian, për shkak të kombësisë shqiptare nuk do të ketë gjykim të drejtë në Serbi

Ministrja serbe e Drejtësisë: Morina do të ketë gjykim të drejtë në Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Shembet ura në Indi, dy të vdekur, dhe 32 persona të zhdukur

Kryeministri izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim shumë të rëndë për sulmet

Teherani: Mbi 200 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.