11:06 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Senati amerikan miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut

12:03 | 28/07/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Senati amerikan miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut

Senati amerikan ka miratuar ligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, i cili tash do t’i dërgohet për nënshkrim presidentit Donald Trump.

Senatorët votuan me shumicë dërmuese 98 me 2, një ditë pasi që Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve u pajtuan rreth kushteve.

Senatorët votuan me shumicë dërmuese 98 me 2, një ditë pasi që Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve u pajtuan rreth kushteve.

Senatori republikan, Bob Corker, kishte njoftuar me herët për marrëveshjen e cila sipas tij, u arrit pas debateve me udhëheqësin e shumicës në kongres, Kevin McCarthy.

Dhoma e përfaqësuesve miratoi ligjin me 419 vota për dhe 3 kundër.

Senatori Corker, kishte kundërshtuar më herët përfshirjen e Koresë së Veriut në ligj, duke favorizuar fillimisht që kjo çështje të përfshihet në një ligj të veçantë. Por, ai hoqi dorë nga kundërshtimet duke thënë se Dhoma e përfaqësuesve do të punojë në ‘forcimin’ e gjuhës ndaj Koresë së Veriut.

Ligjvënësit kërkuan forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë si përgjigje ndaj përzierjes së saj në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mohuar akuzat dhe ka kundërshtuar sanksionet e reja ndaj vendit të tij. Ai është kërcënuar se do të hakmerret, ndonëse nuk e ka thënës e si do të bëj këtë.

Presidenti Trump ka kundërshtuar sanksionet, por ligji ka mbështetje të mjaftueshme të të dyja dhomave për të anashkaluar një veto presidenciale. Ai i ishte kundërvënë posaçërisht pjesës së ligjit që kufizon aftësinë e ekzekutivit për të lehtësuar në mënyrë të njëanshme sanksionet.

Shtëpia e Bardhë është përpjekur për javë të tëra për një ligj me ndikim më të lehtë.

Bashkimi Evropian po ashtu ka shprehur shqetësimin me sanksionet e reja, që sipas tij mund të ushtrojnë ndikim në sektorin evropian të energjisë.

Gjatë negociatave disa javëshe, administrata e Presidentit Trump fillimisht i kundërshtoi këto masa duke i quajtur ato një përpjekje për të kufizuar aftësinë e ekzekutivit për të lehtësuar në mënyrë të njëanshme sanksionet, duke thënë se ato kufizojnë aftësitë e Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për të ndryshuar veprimet ruse dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë me presidentin rus Vladimir Putin.

Shqetësimi për këtë çështje u eliminua në fillim të javës, kur Shtëpia e Bardhë shprehu mbështetjen për projekt-ligjin.

“Presidenti mbështet sanksionet ndaj këtyre vendeve dhe dëshiron të sigurohet që ato të mbeten në fuqi, por në të njëjtën kohë ai dëshiron të sigurohemi që të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje të mira për këto çështje. Këto dy gjëra janë shumë të rëndësishme për presidentin,” u tha gazetarëve të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të mërkurën se Moska ka të ngjarë të hakmerret kundër Shteteve të Bashkuara nëse sanksionet hyjnë në fuqi.

Sipas mediave shtetërore ruse, Ryabkov paralajmëroi se sanksionet e reja do të eliminojnë çdo shans për përmirësim të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit. Ai gjithashtu tha se Rusia e kishte paralajmëruar më parë administratën e Presidentit Trump se do të kundërpërgjigjej nëse ligjvënësit amerikanë miratojnë projekt-ligjin për sanksionet.

Në Capitol Hill, ligjvënësit tashmë kanë lavdëruar kalimin e ligjit. Kryetari i komisionit për punë të jashtme në Dhomën e përfaqësuesve, Ed Royce, tha në një deklaratë se është i kënaqur që “senati votoi me shumcië për t’i dhënë administratës levat aq të nevojshme ekonomike e politike për t’u përballur me kërcënimet nga Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut. Ky ligj bipartizan ka të bëjë me mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe i bëj thirrje presidentit ta nënshkruajë atë”.

Senatori Mark Ëarner, tha se ligji “i dërgon një mesazh të fuqishëm Vladimir Putinit se sulmet mbi demokracinë tonë nuk do të tolerohen. Presidenti Trump duhet ta nënshkruajë atë sapo t’i arrijë në tryeze. Në të kundërtën, ai rrezikon të trimërojë ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: senati ameriksan
Pas

Zjarri në Velipojë, mbërrijnë në QSUT pronari i lokalit dhe djalit i tij, në gjendje të rëndë (FOTOT)

Para

Zjarri në Velipojë, reagon Julian Deda: Turp, vendi në dorë të drejtuesve të paaftë

Para
Julian Deda sulmon OSHE: Ju thafshin duart se na shkatërruat nga nervat hajdutët e dreqit

Zjarri në Velipojë, reagon Julian Deda: Turp, vendi në dorë të drejtuesve të paaftë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike, ndalohet dhuna dhe shkeljet në qarkullim

E qëlloi me thikë pas gërvishtjes së makinave, detaje nga plagosja në Sarandë

Zjarr në një azil në Spanjë, humb jetën një i moshuar, plagosen 19 të tjerë

Gjenden tre armë zjarri dhe fishekë në një automjet në portin e Durrësit, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

Dhunuan 54-vjeçarin, e lënduan në kokë dhe…/ Policia e Sarandës shoqëron grupin e shtetasve turq, arreston njërin prej tyre

Këmbimi valutor: Bie dollari, euro vijon në nivele të ulëta

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Drinks”, goditet kontrabanda e pijeve alkoolike

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”

Asgjësohen mbi 1880 fidanë kanabis në Mallakastër! Kapen duke ujitur parcelën, arrestohen dy persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.