01:36 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Senatorët amerikanë të prerë: Sanksione më të ashpra ndaj Putinit

10:27 | 31/12/2016
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Senatorët amerikanë të prerë: Sanksione më të ashpra ndaj Putinit

Senatori John McCain tha se SHBA-ja nuk do të bëjë “pazar faustian” me presidentin e Rusisë, Vladim Putin, pavarësisht spekulimeve se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, mund të heqë sanksionet me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve.

Duke folur në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi i Ukrainës, në Kiev, më 30 dhjetor, së bashku me dy senatorë amerikanë, McCain, tha se çfarëdo marrëveshje me Putinin do të “pengonte dhe minonte lirinë dhe demokracitë që ekzistojnë sot”. Kongresi i SHBA-së ka vendosur sanksione ndaj Moskës menjëherë pasi Rusia e aneksoi me forcë Gadishullin Krime të Ukrainës në mars të vitit 2014 dhe për mbështetjen e vazhdueshme të separatistëve prorusë në Ukrainën lindore.

Senatori Lindsey Graham, një republikan nga Karolina Jugore, tha se Kongresi do të vazhdojë në vitin 2017 sanksionet kundër Rusisë, me objektiv energjinë dhe sektorin banker si dhe “Putinin dhe qarkun e tij të brendshëm”. “Ne do të bëjmë dy gjëra; do ta ndalojmë Putinin me sanksione më të fuqishme dhe do të jemi më të dobishëm për miqtë tanë, sikundër këtu në Ukrainë”, tha Graham.

McCain, Graham dhe Amy Klobuchar, një demokorate nga Minesota thanë se ka një mbështetje të fuqishme në Kongres për t’i ofrua Ukrainës “armë mbrojtëse vdekjeprurëse” pë rtë ndihmuar Kievin në luftën e tij kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje Të pyetur nëse Trump mund ta njohë Krimenë si pjesë të Rusisë, Graham tha se Kongresi do ta bllokojë një lëvizje të tillë.

“Vetëm presidenti nuk mund ta bëjë këtë. Dhe arsyeja pse Kongresi do ta refuzonte një ide të tillë, është sepse minon sundimin e ligjit”, theksoi Graham. McCain bëri thirrje për veprime më të fuqishme ndaj Moskës për përfshirjen e dyshuar të saj në hakerimin e postës elektronike të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama më 29 dhjetor urdhëroi dëbimin e 35 diplomatëve rusë dhe vendosi sanksione ndaj dy agjencive ruse të intelegjencës për, sic tha administrata, përfshirjen e tyre në hakim. Putin tha më 30 dhjetor se Moska nuk do t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën masë dhe nuk do të dëbojë asnjë amerikan nga Rusia, duke akuzuar administratën e SHBA-së për, siç u shpreh, “diplomaci të papërgjegjshme.”

Më 30 dhjetor, Trump e ka lavdëruar Putinin në Twitter për përmbajtje nga veprimet hakmarrëse duke e cilësuar “si shumë të mençur”. Senatori McCain ka bërë thirrje për veprime më të ashpra ndaj Moskës për shkak të përzierjes në hakerim të partisë Demokratike para zgjedhjeve presidenciale, “Mund t’i bëjmë edhe më të rënda – nga udhëtimi deri tek identifikimi i atyre që janë përzier në këto hakime dhe organizatat e posacme. Ka masa më të ashpra që duhet të ndërmarrim.

Në fund të fundit ishte një sulm mbi SHBA, sulm në themelet e demokracisë sonë. Nëse shkatërroni zgjedhjet atëherë keni shkatërruar demokracinë”, tha McCain. Senatorja Amy Klobuchar tha se me sulme kibernetike nuk është goditur vetëm SHBA-ja.

“Gjatë këtij udhëtimi, pas vizitës në Estoni dhe Lituani, dhe duke dëgjuar për sulmet kibernetike në Ukrainë, kemi mësuar se se kjo po ndodh me vite të tëra. Dhe kjo është teknika që mudn të jetë përdorur edhe në zgjedhjet francize ose gjermane”, tha Klobuchar, duke iu referuar dy zgjedhjeve të rëndësishme që pritet të organizohen në vitin 2017. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: PutinRusia
Pas

Vrau të riun për një plep, gruaja dhe fëmijët e 56-vjeçarit frikë nga hakmarrja

Para

Fundvit jo i qetë për dhunën në familje, arrestohet 53-vjeçari në Mirditë

Para
Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Fundvit jo i qetë për dhunën në familje, arrestohet 53-vjeçari në Mirditë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.