15:53 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Senatori amerikan ngre alarmin: Ballkani ka rrezik për luftë

12:21 | 27/03/2017
në Bota, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Senatori amerikan ngre alarmin: Ballkani ka rrezik për luftë

Prej kohësh Ballkani është shndërruar në një temë shumë të nxehtë. Zhvillimet janë bërë përherë e më të ethshme saqë Senatori amerikan dhe kryesuesi i komitetit të Senatit për forcat e armatosura John McCain, flet edhe për një rrezik të mundshëm lufte.

Gjatë fjalës së tij në forumin e Brukselit të fondit gjerman Marshall të SHBA, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, si dhe u ndal tek ndikimi rus në rajon.

John McCain tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është me rëndësi, pavarësisht se është një vend i vogël dhe ka një ushtri me më pak se 2000 trupa.

“Jam i lumtur të them se të Hënën ne do të fillojmë procesin e votimit për ratikifimin e protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO”.

Sakaq, ai është shprehur shumë i shqetësuar për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit të konfrontimit në Ballkan. “Unë jam shumë i shqetësuar për potencialin për konfrontime në Ballkan”, ka thënë ai, siç shkruan “European Ëestern Balkans”.

“Kjo kërkon vëmendjen e Bashkimit Evropian, NATO­s dhe të gjithë aleatëve që të përpiqen të parandalojnë disa nga këto kërcënime të krizës”, ka thënë ai, duke theksuar rëndësinë e pranimit të Malit të Zi në Aleancë.

Sipas tij, mos anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të ishte katastrofë absolute dhe pasojat do të ishin që do të tronditej i gjithë rajoni, që edhe kështu si është po jeton mes konfliktesh.
Ai ka kujtuar rolin dhe ndikimin rus dhe faktin se rusët tentuan grushtet në Mal të Zi dhe se ai grushtet nuk pati sukses.

Etiketa: alarmisenatori amerikanshqetesimivendet e ballkanit
Pas

Afera e CEZ-it tek “Sheshi i Lirisë”, Basha akuzon: Pakti i zhvatjes së 600 milionë eurove u bë para se Rama të vinte në pushtet

Para

ALARMI/ AKU bllokon mishin e pulave dhe të derrit importuar nga Brazili

Para
ALARMI/ AKU bllokon mishin e pulave dhe të derrit importuar nga Brazili

ALARMI/ AKU bllokon mishin e pulave dhe të derrit importuar nga Brazili

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.