Ka nisur investimi për reabilitimin e rrjetit të energjisë elelktrike në lagjen Lugucesme në Shkodër. E pranishme në këtë investim ishte edhe zv/kryeministria Senida Mesi.
Ajo u shpreh se kjo është nje kerkese e komunitetit dhe falë angazhimit të OSHEE-së është bërë i mundur një investim i tillë.
Mesi ka folur edhe për projektet e Bashkise Shkodër duke ftuar bashkinë të sjellë projekte konkrete dhe jo një “listë dëshirash”.
“Transferta e pakushtëzuar, është një formë për më shumë fonde për bashkitë dhe jo këto fonde të shkojnë për rritje të numrit të punonjësve por investime konkrete për komunitetin. Ftoj Bashkinë Shkodër të sjellë projekte në shërbim të komunitetit”, u shpreh Mesi. (J.V/Faxweb)