Një bandë kriminale e famshme për brutalitetin e saj po fiton terren në qytetet e mëdha Suedeze, ka njoftuar policia.
“Sëpata e Zezë” thuhet se është një “kult vdekjeje”, që rrëmben dhe i zgjidh problemet e brendshme me hanxharë, dhe që po përhapet nëpër Suedi në mënyrë të frikshme.
Grupi merret me trafik njerëzish nga Nigeria, me shpërndarje droge, dhe thuhet gjithashtu se përdorin kërcënime me magji të zezë afrikane ndaj emigrantëve që sjellin për t’i detyruar të kryejnë krime.
Suedia ka parë shumë raste kohët e fundit të përplasjeve të bandave nëpër rrugët e qyteteve dhe thuhet se është rritur niveli i krimit.
(K.H/Faxweb.al)