Përfaqësuesit e komunave serbe të Kosovës, pas një mbledhje që është mbajtur sot në veriun e Mitrovicës, kanë dalë me tri propozime.
Ata paraljmërojnë se nëse Prishtina nuk është e gatshme që për 3 javë të punojë në Asociacion, atëherë komunat vetë do të fillojnë krijimin e saj siç është paraparë me marrëveshje në Bruksel. Serbët kërkojnë gjithashtu që ministri i Brendshëm Flamur Sefaj, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të japin dorëheqje, si dhe u kanë bërë thirrje KFOR-it e EULEX-it të punojnë në sigurinë e serbëve.
Këto janë propozimet:
- Nëse Prishtina nuk është e gatshme që për 3 javë të punojë në Asociacion, atëherë komunat vetë do të fillojnë krijimin e saj siç është paraparë me marrëveshje në Bruksel. Është e qartë se në këtë të punohet qartë pa pasur parasysh vendimet e gjykatës. Andaj nëse sillet Prishtina kështu, do ta konsiderojmë sikurse jo gatishmëri për formimin e Asociacionit.
- Terrorin e së hënës kërkojmë që të dënohet e përgjegjësit, ministri i Brendshëm Flamur Sefaj, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të japin dorëheqje.
- Thirrje KFOR-it e EULEX-it të punojnë në sigurinë e serbëve sepse e kanë për obligim me mandat. Për çdo prishje të paqes do të konsiderohen përgjegjës. (B.H/Faxweb)