Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka deklaruar se Serbët e Kosovës kanë 4 kërkesa për votimin e transformimit të FSK-së në ushtri.
“Ne kemi biseduar me ministrat serbë që të kemi votën e tyre. Në takimin e parë ata kanë pasur katër kërkesa, ndër të cilat që të ketë më shumë pjesëtarë të komunitetit serb, si dhe që ligji të kthehet në ligj vital. Por ne nuk kemi qenë të gatshëm për këtë gjë. Ata po ashtu kanë kërkuar që zëvendëskomisioneri të jetë nga radhët e komunitetit serb. ‘Batalionin serb’ e kam dëgjuar si term në media, por unë ua kam thënë të gjithëve që nëse një gjë e tillë ndodh unë nuk do të jem më ministër. Po ashtu nuk kam pranuar që zëvendëskomandanti të jetë me automatizëm i komunitetit serb”, ka thënë Demolli për “Klan Kosova”.
Demolli ka kundërshtuar në mënyrë kategorike.Ai është shprehur se nëse kjo ndodh ai do të japë dorëheqjen.
Transformimi i FSK-së në Ushtri vazhdon të ngelet peng i kërkesave të Serbëve. (B.H/Shuplaka)