Prokurorët në Serbi thanë të enjten se njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me shembjen e një çatie në fillim të këtij muaji në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit, që la pas vetes 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.
Të dyshuarit, të cilët nuk janë identifikuar, përballen me akuza për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, shkaktimin e rrezikut publik dhe punët e parregullta ndërtimore, thuhet në një deklaratë të zyrës së Prokurorit të Lartë në Novi Sad.
Mediat serbe raportuan se Goran Vesiç, i cili dha dorëheqjen si ministër i Ndërtimit pas ngjarjes, është në mesin e të arrestuarve. Vet Vesiç shkroi në rrjetet sociale se është paraqitur vullnetarisht për t’u marrë në pyetje.