Një dhunë e paprecedent ka ndodhur ndaj klubit shqiptar të KF Luginës, në ligat e ulëta të futbollit serb.
Rasti është bërë publik nga vetë klubi i futbollit përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Anëtarët e klubit të KF Luginës janë dhunuar gjatë transfertës së zhvilluar në Levosojë, ndërsa për rastin e paprecedent ata shprehen se “dhuna ka qenë e orkestruar nga drejtuesit e skuadrës vendëse.”
Gjatë takimit po ashtu nuk kanë munguar dhe fyerjet dhe racizmi me bazë etnike nga publiku vendës, ndërsa Lugina kërkon drejtësi në instancat më të larta futbollistike dhe shtetërore në Serbi.
Postimi i plotë:
“Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë!
Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjërë , klubi Lugina përskej problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Lugines sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas .
Duke ditur cilësin e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinxare .
Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Lugines ishte dhe kombësija Shqiptare klubit.
Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare.
Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësisë, organeve Komunale dhe medijave që këtë rastë tinxar në dëmë të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojn në organ më të larta.
Ngjarjet që kan ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si misafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerushme.
Klubi Lugina , do te jene gjithmone prane futbollisteve ne cdo lloj rasti , e ne cdo lloj vendimi”.