Serbia blen edhe 9 helikopterë të rinj për të modernizuar ushtrinë e saj.
Ministria e mbrojtjes së Serbisë njofton se sipas marrëveshjes me kompaninë Airbus, Beogradi do të blejë helikopterët e llojit H-145-M për t’u shfrytëzuar si nga ushtria ashtu edhe nga policia.
Por agjencia e lajmeve Reuters shkruan se kjo vetëm sa do të rrisë më shumë garën ushtarake me Kroacinë, të nxitur nga vendimi paraprak i Rusisë për t’i falur disa aeroplanë luftarakë Serbisë.
Kjo sepse Zagrebi ka njoftuar se ka vendosur të zëvendësojë flotën e saj të vjetër të aeroplanëve luftarak, MiG-21 me aeroplanë të shteteve perëndimore.
Pilotët dhe ekipet e mirëmbajtjes për helikopterët, do të përfitojnë edhe trajnime si pjesë e klësaj marrëveshje.
Gjatë viteve të ’90-të Serbia dhe Kroacia kanë qenë në luftë, por sipas Reuters konflikti midis tyre rrezikon të rinisë. (D.D/Shuplaka)