18:07 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Serbia dënon një shtetas të Kosovës me 6 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile

12:38 | 06/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Serbia dënon një shtetas të Kosovës me 6 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte. Në dënim do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim dhe ky vendim i shkallës së parë të gjyqësorit serb mund të apelohet, shkruan Evropa e Lirë.

Ai u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdarë dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim. Po atë vit, autoritetet gjyqësore serbe ngritën aktakuzë ndaj tij për krime lufte. Nga Prokuroria për krime lufte në Beograd kishin thënë për Radion Evropa e Lirë se Mehmetaj akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.

 

 

Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës. Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar lirimin e Mehmetajt dhe të disa qytetarëve të tjerë të Kosovës, që janë arrestuar nga Serbia nën dyshime për krime lufte. Ministria e Drejtësisë e Kosovës në korrik të vitit 2024 kërkoi nga Serbia që të ekstradojë në Kosovë shtetasit kosovarë që mbahen atje.

Por, udhëheqësja e kësaj ministrie, Albulena Haxhiu, deklaroi se është e vështirë që Serbia t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik. Përveç Mehmetajt, në Serbi gjenden në paraburgim nën akuza për krime lufte edhe Hasan Dakaj dhe Tefik Mustafa. Ndërkaq, Sadik Duraku, që ishte arrestuar më 17 prill nën dyshime për krime lufte, u lirua në tetor të këtij viti.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për proces të drejtë ligjor për personat e arrestuar në Serbi nën akuzat për krime lufte. Puna e Prokurorisë serbe është kritikuar në të kaluarën. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, mungesa e transparencës dhe mungesa e informacionit – që duhet të jetë i qasshëm publikisht – e kanë përjashtuar publikun prej këtyre proceseve.

Në raportin e fundit të kësaj organizate është përmendur edhe mungesa e dëshmitarëve. Sipas tij, Prokuroria nuk ka qenë në gjendje të sigurojë asnjë dëshmitar kyç për më shumë se dy vjet në rastet për krime lufte. Në Raportin e Progresit për Serbinë, për vitin 2023, Komisioni Evropian ka përmendur që “ritmi i gjykimit të krimeve të luftës në Serbi është përkeqësuar në vitet e fundit” dhe se duhet treguar përkushtim të vërtetë për zgjidhjen e rasteve.

Pas

“Ndal burgimeve politike”/ Blushi lexon mesazhin e Metës para SPAK: Është vrarë besimi tek drejtësia

Para

Komisioni i Venecias shqyrton sot mandatin e deputetes Xhaçka, ja kërkesa e kryeparlamentares Spiropali

Para
Komisioni i Venecias shqyrton sot mandatin e deputetes Xhaçka, ja kërkesa e kryeparlamentares Spiropali

Komisioni i Venecias shqyrton sot mandatin e deputetes Xhaçka, ja kërkesa e kryeparlamentares Spiropali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

Zelensky reagon pas bisedës me Trump: Falënderojmë presidentin që mbështet mbrojtjen e jetëve ukrainase

Gjyqtari ishte serb, Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

Indi/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Uttarakhand, 4 viktima dhe 50 të zhdukur

Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët

BE-ja pezullon tarifat doganore hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset! Nën akuzë 2 bashkëpunëtorët

Shiti 2 herë të njëjtin apartament, arrestohet noterja e shpallur në kërkim. Prokurori e liron, hetim në gjendje të lirë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.