04:37 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Serbia dhe Kosova sipas modelit të dy Gjermanive”, ja propozimi i zyrtarit që lehtëson procesin e integrimit në BE

23:03 | 12/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Serbia dhe Kosova sipas modelit të dy Gjermanive”, ja propozimi i zyrtarit që lehtëson procesin e integrimit në BE

Serbia dhe Kosova me siguri se marrëdhëniet do t’i rregullojnë sipas modelit të dy Gjermanive, ka deklaruar drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq. Ai ka thënë se Serbia duhet ta nënshkruajë marrëveshjen juridikisht detyruese në procesin e integrimeve të BE-së, por nuk detyrohet që ta njohë Kosovën

Janjiq, siç përcjell N1, ka thënë se dialogu i brendshëm serb me ringjalljen e tregimit për kufizim e ndarje ia ka vështirësuar punën kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit në gjetjen e zgjidhjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai ka shtuar se Vuçiq me siguri gjatë prillit do ta paraqesë platformën për Kosovën, ndërsa, sipas tij, dialogu i brendshëm që e inicioi nuk i ndihmoi shumë.

“Ai s’e krijoi përkrahjen e opinionit publik dhe kështu ia vështirësoi vetes punën. Ia vështirësoi vetes punë duke ringjallur fjalët e Qosiqit e të tjerëve për kufizim, për ndarje territori. Pra, përnjëherë anëtarët e qeverisë dhe partnerët e koalicionit, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq, u paraqitën pengesa serioze, sepse krijuan opinionin publik që thotë se kjo është e mundshme”, ka thënë Janjiq.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet në Beograd i kanë mundësuar Vuçiqit që pa dilema të vazhdojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka theksuar se rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është i mundur sipas modelit të dy Gjermanive.

Duke treguar se aktualisht, derisa po vazhdon dialogu i brendshëm, spekulohet të jenë grupe propozimesh, ai ka thënë se nëse synohet BE-ja, atëherë është vetëm një opsion.

“Kjo do të thotë se nëse dëshirohet të shkohet në normalizim, në nënshkrimin e marrëveshjes juridikisht të detyrueshme për të hyrë në BE, Serbia nuk detyrohet ta njohë Kosovën. Por, parimisht hapet edhe kjo perspektivë. Dhe tjetra, ajo mundet të mos votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, porse Serbia as mos ta mbyllë këtë mundësi. Ky është ai që quhet model i dy Gjermanive”, ka thënë Janjiq.

“Momenti kyç është 31 dhjetori i vitit 2023. Nëse përmbushet ujdia në marrëveshjen juridikisht të detyrueshme deri në këtë datë dhe mbyllen edhe kapitujt tjerë, Serbia e merr ftesën për anëtarësim në BE”, ka thënë Janjiq.

Burimi: Express

Pas

As që kishte besuar se kjo do të jetë videoja e fundit, pasagjeri filmoi momentet para se helikopteri të përfundonte në lumë (Video)

Para

“Asnjë material kanceroz”, pedagogu tregon projektin origjinal të Teatrit Kombëtar

Para
“Asnjë material kanceroz”, pedagogu tregon projektin origjinal të Teatrit Kombëtar

"Asnjë material kanceroz", pedagogu tregon projektin origjinal të Teatrit Kombëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.