Serbia do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit, i cili u vra në një aksion policor në Trbushnicë.Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq sipas të cilit “Serbia nuk i beson historisë se më 16 korrik Fatoni i vodhi dokumente vëllait të tij në Gjermani, një pasaportë të Kosovës dhe një kartë identiteti gjermane, të cilat u gjetën në vendin e vrasjes së policit në afërsi të Loznicës.Ai pyeti se pse Fatoni do të vidhte dokumente në Gjermani, do të arrinte ilegalisht në Preshevë dhe pastaj do të përpiqej ilegalisht të arratisej nga Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë. Ministri pretendoi se gjithçka ishte dakorduar dhe se Artani ia kishte dërguar dokumentet vëllait të tij.
“Nuk është fundi, ne kemi arrestuar tashmë të gjithë personat që kanë lidhje me këtë ngjarje. Nga Presheva ka pasur marrëveshje për ta transferuar në Loznicë, e më pas në BeH”, ka thënë Daçiq.Ai theksoi se policia nuk do të tregojë mëshirë për askënd, veçanërisht për serbët që morën pjesë në këtë. Ai vuri në dukje se një person i tretë, i kombësisë serbe me nënshtetësi sllovene, për të cilin Daçiq thotë se ka marrë pjesë në gjithçka, po hetohet gjithashtu.Kosovapress